Avokati i Popullit hap zyrat për të paraqitur shkelje të së drejtës zgjedhore
Të gjitha zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët të cilët do të votojnë në zgjedhjet lokale.

Me këtë vendim, zyrat në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, do t’u shërbejnë sot qytetarëven nga ora 07h deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 19h.

Kjo thuhet se do të shërbejë qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, nëse ato eventualisht shkelen në ditën e zgjedhjeve, për çfarëdo arsye.

Qytetarët parregullsitë mund t’i denoncojnë edhe në numrat: Shkup 02 3129-327 dhe 02 3129-367; Manastir në 047 242-310; Kërçovë në 045 228-586; Kumanovë në 031 431-488; Strumicë në 034 329-996; në Tetovë në 044 344-082 dhe Shtip në 032 389-701.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, apelo që të gjithe te kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet lirshëm dhe pa pengesë, në pajtim me ligjin. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori