Avokati i Boshkovskit: Akuzat për vrasje, të pabazuara
Lube Boshkovski
Avokati i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, Vladimir Rakoçeviç, ka bërë të ditur sot se ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë kundër klientit të tij, me të cilën ai ngarkohet për vrasjen e personave Marjan Tushevski dhe Kiro Janev në vitin 2001, njofton Zhurnal.

Rakoçeviç ka deklaruar se në aktakuzën e ngritur nuk jepet asnjë detal për implikimin e Boshkovskit në vrasjen e dyfishtë, ndaj ka paralajmëruar se do ta ankimojë atë.

Sipas Prokurorisë, ish-ministri Boshkovski ka qenë në dijeni për vrasjen, porse nuk ka ndërmarrë asgjë për ta parandaluar atë. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori