Çavkov: Janeva duhet të më falënderojë
"Katica Janeva në vend se të jetë mirënjohëse për kontributin tim në uljen e tensioneve që ka shkaktuar, pa shkak gënjeu publikun se ka obstruksione" ka deklaruar drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov në një intervistë me të përjavshmen "Republika".

"E dini se ka pasur reagime për paraqitjen time në Drejtorinë për siguri dhe Kundërzbulim , u paraqita sepse ishin të përfshirë anëtarë të BSP-së, sidomos anëtarët e njësisë 'Alfa' dhe reagimi im për tërheqjen e forcave speciale në tuta, ku në atë moment ka vepruar si parapolici, ishte vendimtar në parandalimin e përshkallëzimit të kërkesave", ka thënë Çavkov. /albeu.com/






Shtuar më 01/11/2016, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori