Avioni privat i Orbanit fluturoi në Beograd një ditë pas njoftimit të rendësishëm të Gruevskit
Avioni luksoz privat që përdoret nga qeveria hungarez dhe elita e biznesit Hungarez, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Viktor Orban, pas që ka qëndruar në Vienë për disa javë, të mërkurën herët në mëngjes me 14 nëntor, ka fluturuar për në Beograd, dhe pastaj është kthyer në Budapest.

Fluturimi për në Beograd ka ndodhur një ditë pasi ish kryeministri Gruevski njoftoi në “Facebook” që është vendosur në Budapest dhe po kërkon azil politik nga autoritetet, shkruan portali hungarez “Atllaco.”

Portali në shtator njoftoi se elita qeverisëse, duke përfshirë Orbanin, përdor një avion luksoz të ri “Bombardier Global 6000” me vlerë prej 53 milion eurove. Orban është fotografuar në aeroplan pasi fluturoi për Budapest duke u kthyer nga një ndeshje futbolli në Bullgari. Portali hungarez thotë se pronësia e aeroplanit nuk dihet dhe se është i regjistruar në Austri. Portali Atllaco thotë se ka zbuluar disa lidhje midis avionit dhe Lorenz Mesaros, një mik i ngushtë i Orbanit.

“Megjithatë, qeveria sugjeron se avioni kontrollohet në një farë mënyre nga një biznesmen i quajtur Ishtvan Garanci, dhe se ai në fakt e fton Orbanin për të fluturuar me të.
Kur Parlamenti pyeti Orbanin nëse fluturimet e tilla janë të ligjshme, Orban u përgjigj :

“Kështu kam udhëtuar në 30 vitet e fundit, dhe kështu do të vazhdojë të udhëtojë edhe javët e ardhshme”
Shtuar më 17/11/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori