Avionët grekë "pushtojnë" qiellin e Maqedoniës
Maqedonia Veriore thotë që aeroplanë luftarakë nga shteti fqinj i Greqisë kanë kryer testime luftarake në kuadër të NATO’s. Fluturimet janë kryer përmbi territorin e Maqedonisë si pjesë e manovrave testuese të aleancës.

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut that ë martën që dy fluturime kanë dalë në radarët e tyre që mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë.

Maqedonia e Veriut nuk ka forcë ajrore të vetën, dhe NATO ka një program që mbron hapësirën ajrore të antërave që nuk kanë mjete të mjaftueshme për vete.

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtari i 30’të i NATO’s në fund të këtij viti, pasi që Greqia nuk do e kundërshtojë më antarësinë e saj.

Kjo vjen pasi që një marrëveshje është arritur për normalizimin e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës ku Maqedonia vendosi të ndërrojë emrin në Maqedonia e Veriut.

Kjo gjithashtu lëshon rrugën shtetit të ish Jugosllavisë që të ndjekë rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian.
Shtuar më 22/05/2019, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori