Aventurieri danez zbulon bukuritë e Malit të Sharrit (VIDEO)
Mads Toubkal është një udhëtar danez dhe aventurier, i cili drejton projektin për aventurë Montem, në të cilën lë gjurmë në kërkimet e tija malore.

Në kanalin e tij në Youtube, ai ka publikuar pamje interesante të udhëtimeve të tij, të cilat deri tani, në mesin e vendeve të tjera, ai shfaqet në malet Atlas ne Marok dhe Gjeorgji, shkruan TetovaSot.

Në episodin e ardhshëm të përshtypjeve të njëpasnjëshme vjen edhe mali jonë i famshëm, Mali Sharr mbi Tetovë.

Teksa do të presim xhirimet e plota, për të cilat Tolstrup i ka njoftuar për në shkurt, shihni trailerin e bukurisë së Kodrës së Diellit. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori