Nga bisedimet në Bjellorusi te kërkesa e Zelenskyt për anëtarësim në BE, çfarë duhet të dini deri më tani për luftën Rusi-Ukrainë

Dita e sotme ka nisur me shpresën se kjo do të jetë dita e fundit e luftës në Ukrainë, pasi në kufirin me Bjellorusinë po zhvillohet një takim mes delegacioneve ruse dhe ukrainase për të negociuar paqe.

Më poshtë albeu.com ju sjell disa nga zhvillimet e fundit:

-Kanë nisur bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Bjellorusi, pasi presidenti rus Putin urdhëroi që forcat e parandalimit të vendit të tij,  përfshirë armët bërthamore,  të viheshin në gatishmëri të lartë. Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk janë të pranishëm. Ky i fundit ka dy kërkesa; armëpushim dhe largimin e trupave ruse nga terrori i Ukrainës.

-Ukraina ka kërkuar të anëtarësohet “urgjentisht” në Bashkimin Evropian dhe aktualisht kërkesa e tyre po shqyrtohet nga Brukseli.

-Inteligjenca e Kievit sugjeron se Bjellorusia është e përgatitur t’i bashkohet pushtimit rus, sipas një zyrtari ukrainas.

-Forcat ruse po përballen me “rezistencë të fortë” me vrull të ngadalësuar në Ukrainën veriore, ndërsa trupat pushtuese po kanë “pak më shumë sukses” në jug, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

-Në ditën e pestë të pushtimit rus të Ukrainës, njerëzit në Kiev kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas një shtetrrethimi gjatë fundjavës.

-Rusia ka dyfishuar normën e saj të interesit në 20% ndërsa monedha e saj ka rënë dhe ekspertët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm ndaj bankave.

-Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia mund të bombardojë qytetet pa dallim ndërsa zhgënjimi rritet.

-Qyteti verilindor i Chernihiv u përball me granatime të rënda gjatë natës, por mbetet në duart e Ukrainës./albeu.com