Autobusi i ri elektrik do të qarkulloj në rrugët e Shkupit për 6 muaj
Ditën e sotme në qytetin e Shkupit është bërë prezantimi i autobusit të ri elektrik, për të cilin përpara tre muajsh u nënshkrua marrëveshja me kompaninë izraelite “Çeriot Motors” për shfrytëzim të posaçëm, nga sot në gjashtë muajt e ardhshëm, ku do të vihet në përdorimlinjën “15”.

Autobusi është bërë në pajtim me trendet e fundit teknologjike në këtë industri. Bëhet fjalë për autobusin energjetik efikas i cili harxhon minimalisht sasi të energjisë elektrike dhe është i pajisur me sistem për mbushje të shpejtë. Përparësia më e madhe është ajo që fare nuk ka emision të shkarkimit të gazrave që e ndotin ajrin”, tha Shilegov.

Në Shkup tanimë janë në përdorim dy autobusë me gaz, njëri në linjën “5” dhe tjetri në linjën “2”. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori