Austria nuk ndërhyn për formimin e qeverisë, Kurc nuk pendohet që përkrahu VMRO-DPMNE
Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastijan Kurc, gjithashtu në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, gjatë vizitës së tij në Maqedoni tha se Austria nuk do ndërhyjë në formimin e qeverisë së re edhe pse nuk pendohet që ishte pjesëmarrës në mitingun kryesor të VMRO-DPMNE gjatë fushatës parazgjedhore.

"Nuk pendohem dhe isha atje si anëtar i partisë evropiane dhe konsideroj se është normale partitë simotra të vizitohen gjatë kohës së zgjedhjeve", ka thënë Kruc gjatë konferencës për medie.

"Partitë politike të Maqedonisë duhet të sjellin vendim i cili nuk e dërgon Maqedoninë në zgjedhje të reja, kurse nga ana jonë nuk do të ketë ndërhyrje në ndodhitë e ardhshme", u shpreh Kurc, i cili theksoi se interesi i Austrisë është që në Maqedoni të ketë partner të fuqishëm dhe se shpreson që liderët do të zbatojnë reformat e nevojshme me çka do të orientohet në rrugën drejt integrimeve evropiane. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori