Grabitje në mes të Peqinit, dy të armatosur dhunojnë pronarin e supermarketit dhe i vjedhin xhiron e ditës

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Peqinit. Mësohet se dy persona të armatosur kanë hyrë në një supermarket dhe kanë vjedhur xhiron e ditës.

Gabitësit kanë dhunuar pronarin e biznesit Agim Spahiu dhe më pas kanë marrë paratë dhe janë larguar me një automjet që i priste jashtë. Dyshohet se shuma e vjedhur është 60 mijë lekë të rinj.

Policia ka mbërritur në vendngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e supermarketit dhe bizneseve të tjera përreth./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 08:55