Athina vendos nesër për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit në Maqedoni
Pëlqej
Ditën e nesërme do të vazhdojë seanca e katërt për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Gjykatën e Lartë në Athinë.

Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit tek këshilli i gjykatësve kanë dorëzuar kërkesë që seanca të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, ka tre procese të ndryshme dhe të ndara. Njëri është për pasaportat e falsifikuara, tjetri për kërkesën për azil dhe rasti i tretë është për ekstradim, që është kërkesë e autoriteteve të Maqedonisë.

Rasti është bërë i ditur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se gjykata ka lejuar arratisjen e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori