Rudina Dembacaj lidh martesë me Mark Frrokun? Moderatorja zbulon të vërtetën

Që prej bërjes publike të romancës së saj me ish-deputetin, Mark Frrokun, nuk kanë munguar fotot e shumta të çiftit në llogarinë e Rudina Dembacajt në Instagram.

Moderatorja nuk lë rast pa treguar se është kokë e këmbë e dashuruar me Markun, madje këtë të fundit e quan djalë me fat në foton e fundit në Instagram.

“Mark Frroku,djale me fat ❤️”- është shkrimi i Rudinës krahas pozës ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë teksa puth partnerin.

Mirëpo, mbase për shkak të kësaj veshjeje, ndjekësit kanë menduar se çifti ka bërë tashmë celebrimin dhe e kanë uruar në komente.

Dikush e ka pyetur troç për këtë informancion dhe Rudina nuk ka vonuar ta sqarojë.

Ajo tregon se celebrimi ende nuk është bërë, duke thënë “Jo jo, akoma”, shkruan iconstyle.

Mirëpo, kjo fjali lë të kuptohet se celebrimi do të ndodhë së shpejti, ndaj Rudina dhe Marku do të jenë burrë e grua me letra.

U sqaruam?


Shtuar 11.06.2020 18:25