Ditëlindja e parë si nënë, sa vjeç mbush sot këngëtarja shqiptare

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka feston sot ditëlindjen.

Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga njerëzit e zemrës, kolegët dhe fansat.

Olta ka lindur në vitin 1991 dhe sot ka mbushur 29-vjeç. Kjo ditëlindje e ka gjetur për herë të parë nënë, pasi pak kohë më parë ajo solli në jetë vogëlushen Gaia.

Këngëtarja shqiptare është një nga të rrallët zëra që këndon LIVE dhe nuk është përfshirë në komerçializëm.


Shtuar 13.09.2020 15:58