Athina: Maqedonia po vepron sipas kushteve tona
Burimet nga Qeveria në Athinë për agjencinë ANA-MPA, kanë bërë të ditur se amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë janë në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Sipas tyre, kontestues ka qenë paragrafi 3 i nenit 49, më saktësisht pjesa në të cilën thuhet se shteti kujdeset për “popullin maqedonas i cili jeton në vendet fqinje”. Me versionin e ri, në vend “populli maqedonas”, shkruan “diaspora”, e cila nuk është kontestuese për Greqinë.

Burimi i njëjtë vlerëson se deklaratat e përkohshme “aksidentale” të Zaevit sipas të gjitha gjasat janë dhënë që ta qetësojë publikun e brendshme dhe që të arrihet shumicë e patjetërsueshme për mbështetjen e marrëveshjes në Kuvend.

Në tekst thuhet se votimi final i ndryshimeve kushtetuese do të ndodh në Kuvendin e Maqedonisë në mes të muajit janar.
Shtuar më 13/12/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori