Athina akuzon Shkupin për emrin
Pëlqej
Deklarata që dha ministri i Jashtëm, Nikola Popovski, se është Athina ajo që po e vonon zgjidhjen e çështjes së emrit, ka gjetur kundër-reagimin e autoriteteve greke.

“Venizelos ne takim ka bërë me dije se ndërmjetësi i kontestit Metju Nimic është në pritje të përgjigjes nga negociatori i Shkupit, për datat e takimeve të radhës në Nju Jork dhe se, ndërkohë që negociatori nga Shkupi vonon të përgjigjet, ai grek ka pranuar propozimin që raundi i ri i bisedimeve të mbahet në tetor. Gjithashtu, në takim, ministri grek ka sqaruar se integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO është çështje për të cilën vendoset kolektivisht nga të gjitha vendet anëtare, “në bazë të kritereve të përgjithshme dhe procedurave që zbatohen për vendet e reja”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Greqisë.

Popovski dhe Venizelos janë takuar së bashku dhe deklaratat për emrin u dhanë gjatë takimit bilateral mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori