“Nuk na rruhet k***”, të rinjtë në Tiranë dalin nga makina luksoze dhe rrahin dy agjentë të krimeve

Një ngjarja sa e pazakontë aq edhe e habitshme ka ndodhur në Tiranë.

Një makinë xhiron gomat dhe frenon fort përpara këmbëve të dy agjentëve të policisë. Prej saj dalin dy të rinjë 21 dhe 22 vjeç. Ata i njihnin që ishin policë.

Megjithëse asnjë prej tyre nuk i’u kërkoi të ndalonin dy shokët e kishin ndarë mendjen për sherr. Ky është fillimi një ngjarje që ndodhi pranë Bulevardit të Kasharit në Tiranë. Atë ditë kishte pak njerëz.

Shefi s seksionit me inicialet Sh.M dhe oficeri s policisë gjyqësore Y. K , që të dy pjesë e policisë pranë komisariatit numër gjashtë, ishin në detyrë.

Njëri nga oficerët tregon se “ Në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kaluar pranë tyre një automjet lukzos duke lëvizur me mbishpejtësi.

Mjeti ndaloi në mes të rrugës, rreth 50 metra më tej . Ishte tip Range Rover.

Ata u kthyen indietro dhe ne pamë që prej aty zbritën dy djem të rinj. Nuk njihnim asnjërin.

E pamë që vinin drejt nesh, dhe sapo mbërritën ne u prezantuam edhe emrin e mbiemrin dhe pozicionin e detyrës”.

Por ndonëse dy punonjësit nuk i kishin bërë asnjë shenjë mjetit luksoz që të ndalonte, të rinjtë pasi kanë dhënë gjithashtu emër e mbiëmër, kanë vijuar “ ju njohim dhe nuk na rruhet k..”.

Nuk e kuptojmë pse ndaluat kanë vijuar të pyesin dy oficerët e policisë kur ne nuk ju bëmë shenjë kontrolli, por njëri prej tyre, i dyshuari me inicialet B. H, i moshës 21 vjeç ka ngritur tonet e zërit dhe më pas ka shtuar sërisht “ nuk më rruhet k…, ua kam inatin juve se kam qenë edhe njëherë i shoqëruar në komisariat”.

“21 vjeçari dhe shoku i tij M.Gj nuk e kanë ndalur për asnjë moment të sharat dhe ofendimet dhe në këto kushte, oficerët kanë kërkuar ndihmë dhe përforcime në radio”-thuhet në librin e shërbimit.

Por nga dëshmia e oficerit që më pas dha deklaratë para kolegëve për sulmin e pashpjegueshëm evidentohet se pas çastit që ai ka njoftuar në radio “ shtetasi B.H u afrua , e shtyu me duar dhe më pas e goditi me grusht dhe shkelma”.

Njëlloj ka vepruar edhe bashkëpuntori tjetër që ka filluar të gjuajnë oficerin e dytë. Secili nga oficerët pasi kanë kaluar pak sekonda nën breshërinë e grushtave, kanë reaguar në të njëjtën mënyrë, derisa i kanë vendosur nën kontroll.

Oficeri i patrullës së policisë që ishte dërguar menjëherë për të ndihmë tregon se ‘kolegët i kishin vendosur nën kontroll të dyshuarit por ata vazhdonin t’i shanin”.

Të dy agjentët janë dërguar më pas për ekspertizë ku dhe përshruhen shenjat e grushtave në fytyrë. Ata dëshmuan se “me asnjërin nga të dyshuarit nuk kishin konflikte personale dhe as mosëmarrëveshje të mëparshme”.

Dy të rinjtë, siç thotë burimi i gazetës “Si” u arrestuan për kanosje për shkak të detyrës si edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se përse ata befas ndaluan dhe sfiduan dy agjentët e krimeve. Secili prej tyre ka thënë vetëm kaq “do flas në një faze tjetër të hetimit”, ndërkohë njëri nga avokatët që do ti përfaqësojë I tregoi gazetës “Si “ se “ ky është një rast kur i thuhet burgut hapu, pasi asnjëri nga të dyshuarit nuk kishte konflikt, por i njihnin si agjentë të zonës dhe me sa u kuptua ata e kanë inatin me policinë dhe jo me policët në veçanti”.


Shtuar 12.05.2020 08:16