Asnjë votë kundër, Xhaferi falenderon deputetët nga Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nato. Votimi u mbyll me 130 vota pro, dhe anjë kundër.

Pas votimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferri, i cili ishte i pranishëm në sallë gjatë momentit të votimit.

"Fillimisht dua t'ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedonin e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëmshmitar i miqësisë së vërtetë. marëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkepunimit politik kultutor.

Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përshkushtim", tha Xhaferri
Shtuar më 14/02/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori