Asnjë shqiptar në "Ditët e Kulturës Maqedonase"
Pëlqej
Asnjë artist dhe institucion kulturor shqiptar nga Maqedonia nuk është ftuar në manifestimet "Ditët e Kulturës Maqedonase" në Britani të Madhe, projekt i financuar nga qeveria maqedonase. Rreth 40 artistë maqedonas, grupe muzikore, shkrimtarë dhe autorë filmash, do të prezantojnë potencialin e Republikës së Maqedonisë në këtë eveniment, deri më 28 Nëntor.

Ministria e Kulturës së Maqedonisë ka siguruar një prezantim edhe të kulturës turke, me një shfaqje teatrale nëpërmjet Teatrit Turk të Shkupit. Ndërkohë, kulturës shqiptare nuk i është mundësuar asnjë përfaqësim në këtë eveniment kaq të rëndësishëm për kulturën e Republikës së Maqedonisë.

Në shënimin e këtyre manifestimeve në Londër po merr pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Mileska, etj. Shumica e manifestimeve do të organizohen pranë qendrës kulturore “Tabernakul” në Londër.

Ky është diskriminimi i radhës që bën Qeveria dhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pas skandalit me evenimentin “Ditët e Kulturës Maqedonase” që u organizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk ishte ftuar asnjë artist apo institucion kulturor shqiptar.
Shtuar më 24/11/2010, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori