Asnjë reagim nga Prokuroria e Shkupit për Car Dushanin
Pëlqej
Pas deklaratës së djeshme të kryetarit të komunës Qendër i cili njoftoi se javën tjetër do të marrë një raport nga revizioni i brendshëm dhe pritet të mësohet zyrtarisht nëse përmendorja e Car Dushanit është ndërtim pa leje, ka reaguar Shoqata e Kulturës ShqiptareMaqedoni.

Shoqata e Kulturës ShqiptareMaqedoni ka reaguar sot lidhur me përmendoren e Car Dushanit, pasi sipas tyre, Prokuroria ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje nga fletëparaqitja penale e dorëzuar nga ana e tyre.

“Politika proserbe e Qeverisë Gruevski ka irrituar edhe fqiun bullgar si dhe atë shqiptar. Subjektet politike duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe të ndërpresin manipulimet në frymën nacionaliste me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë. Ka vdekur koha e Car Dushanave, kral Nikollave dhe Karl Marksave. Nëse liderët duan të jetojnë në ëndërr, rinia dëshiron të jetojë në zhgëndër dhe syçelë”, thuhet në komunikatën e Shoqtës.

Shoqata e Kulturës ShqiptareMaqedoni, publikisht falënderon ndikimin e faktorit ndërkombëtar në mbështetjen e tyre të drejtë si dhe vullnetin e mirë të komunitetit maqedonas në krye me komunën Qendër të Shkupit të cilët duan të dëshmojnë se në këtë komunë nuk ka vend për parregullsi dhe shkelje të ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori