Asnjë kërkesë për rikthimin e regjimit të vizave
Asnjë vend anëtar i BE-së nuk ka kërkuar deri tani kthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë ose për ndonjë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mediat në Maqedoni, përcjellin deklaratën e zëdhënësit të Komesioneres për Punë të Brendshme, Sesilia Malstrom, se kur ka kaluar një muaj nga miratimi i mekanizmit që mundëson kthimin e vizave, nuk ka ende asnjë kërkesë nga BE-ja.

Regjimi i vizave mund të rikthehet vetëm nëse ndonjë nga vendet e BE-së, i cili do të përballej eventualisht me fluksin e lartë të azilkërkuesve, do të kërkonte nga Komisioni Evropian (KE) të nisë procedurën e rivendosjes së vizave.

Megjithatë, sipas zëdhënësit Mikele Çerkone, siç shkruan "Zhurnal", deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë e cila do të aktivizonte “klauzolën mbrojtëse”, të miratuar një muaj më parë nga Parlamenti Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2013, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori