Asnjë i arrestuar për sulmin me granata ndaj qeverisë
Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun rreth shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 metra godinës së qeverisë ne Shkup. Sipas saj, nuk është regjistruar asnjë dëm material apo njerëzor.

Janë gjetur pjesë të mjetit shpërthyes të cilat janë marrë nga policia për të kryer ekspertizën shkencore.

Gjithashtu Policia informon se nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e sulmit, por në afërsi të godinës së everisë ka kamera sigurie, të cilat do të kontrollohen me imtësi.

Qeveria e Maqedonisë edhe më parë ka qenë objekt i sulmeve të armatosura, por policia ende nuk ka mund të zbulojë se kush qëndron pas incidenteve. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori