Gruevski dhe Ivanov "harruan" të uronin 28 Nëntorin
Me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë shumë krerë të lartë shtetesh uruan presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kombin shqiptar. Mes tyre nuk mungoi as presidenti më i fuqishëm i globit, ai i SHBA-ve Barcak Obama apo edhe vetë Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II por çuditërisht asnjë prej krerëve të lartë të Republikës së Shqipërisë nuk i hoqën vetes disa sekonda kohë për të ururar shqiptarët për këtë ditë të madhe të historisë së tyre.

As presidenti i Republikës Gjorge Ivanov, as kryeministri Nikolla Gruevski dhe as kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski nuk dhanë asnjë mesazh urimi për 28 Nëntor, megjithëse janë përfaqësues politikë edhe të qindra mijërave shqiptarë në Maqedoni.

Kreu i shtetit maqedonas ishte një ndër të ftuarit e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani siç ishin të ftuar edhe krerë të tjerë europian por që u injorua në momentet e fundit pa dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje. Por me shumë gjasa, injorimi i ftesës së Ivanov lidhet me incidentin me Nikolla Gruevskin në Tiranë, ku i riu Taulant Capa qëlloi me vezë makinën me të cilën kryeministri maqedonas dilte nga Hotel "Sheraton".
Shtuar më 29/11/2012, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori