Askush nuk e ndal Ivanovin në bllokimin e Maqedonisë
Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, deri në mbarimin e mandatit, të maj të vitit 2019-të është i paprekshëm. Edhe pse bëri shkelje kushtetuese me mosdekretimin e ligjit për gjuhët, dhe pritet që të njëjtën ta bëjë edhe me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për çështjen e emrit, i njëjti nuk mund të thirret në përgjegjësi, pasi që shumica parlamentare nuk i ka numrat që ngritja eventuale e interpelancës të jetë e suksesshme.

Eksperti kushtetues, Temelko Risteski, vlerëson se tani për tani Ivanovi përveç, nëpërmjet rrugës së ngritjes së interpelancës, nuk ka rrugë tjetër për ta ndëshkuar për shkeljet kushtetuese, megjithatë kjo nuk do të thotë që pasi t’i mbaroje mandati nuk do të dënohet.

“E dimë të gjithë procedurën, pra presidenti gëzon imunitet dhe deri sa e ka mandatin ai mund të thirret në përgjegjësi nga Kuvendi, e cila duhet të votohet me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht prej 81 votave prej numrit të përgjithshëm, ndërkaq më pas e njëjta duhet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe atje, për të hyrë në fuqi përgjegjësia duhet të votohet shumicë prej dy të tretave prej numrit të përgjithshëm të gjykatësve.

Por, pas mbarimit të mandatit, presidenti më është qytetar i thjeshtë dhe i njëjti mund të dënohet për shkeljet kushtetuese që i ka bërë gjatë mandatit, kjo do të thotë se mund të ngritet procedurë në këtë rast për shpërdorim të detyrës zyrtare. Të mos harrojmë, presidenti është në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi to, ligji vjen nga shumica parlamentare të cilët e përfaqësojnë shumicën e qytetarëve”, thotë Ristevski.

Ish gjykatësja kushtetuese, Natasha Gaber – Damjanovska vlerëson se edhe nëse eventualisht presidenti Ivanov nuk e nënshkruan ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, i njëjti nuk do të bllokohet pasi që do të zhvillohet me aktivitetet e ardhshme politike.

“Nëse nuk e nënshkruan për së dyti herë, presidenti e shkelë kushtetutën, më qartë shëndosh. Unë mendoj se sido që të veprojë presidenti, është kalkuluar refuzimi i tij. Nuk mendoj që ligji do të ngelet në “stand buy”, mendoj se kjo zgjidhje zhvillohet edhe më tej pasi që do të ketë referendum, ndryshime kushtetuese dhe hapa tjerë.

Nga ana tjetër, Greqia e vlerëson si akt të vullnetit të mirë votimin në Kuvend, duke e pasur parasysh se që mori shumicë në Kuvend, pra nuk ishte votimi i ngushtë 62-63, por 69 vota,”, thotë për portalb.mk Gaber-Damjanovska.
Shtuar më 24/06/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori