Ashton në Maqedoni
Përfaqësuesja e BE-së në politike të Jashtme Catherine Ashton ka mbërritur në Maqedoni ku është pritur nga kryeministri Nikola Gruevski.

Qëllimi i vizitës, siç kumtohet zyrtarisht, është intensifikimi i procesit të integrimit evropian të Maqedonisë por dhe të vendeve të tjera të rajonit.

Takimi ka filluar në ora 16 dhe po zhvillohet me dyermbyllura. Ashton do të takohet më pas me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe atë të LSDM-së, Branko Cërvenkovski. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori