Ashton mbërrin sot në Shkup
Pasditen e sotme pritet që të mbërrijë në Republikën e Maqedonisë, përfaqësuaesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Vizita e Ashton përkon me raportin pranveror për Maqedoninë që do të prezantohet nga eurokomisioneri Stafan Fyle para Europarlamentit.

Nga ky raport varet nëse vendi do të marrë datë për negociata në qershor, në Samitin e Këshillit të Evropës. Baronesha Ashton pritet që të takohet me presidentin Gjerge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e LSDM-së opozitare Branko Cërvenkovski.

Delegacioni i BE-së në Shkup informon se Eshton do të mbajë konferencë për shtyp në BE Infoqendrën në orën 19:15. Ashton pritet që vizitojë edhe vende të tjera ballkanike. /albeu.com/




Shtuar më 16/04/2013, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori