Piter
Sorensen ka lënë Maqedoninë dhe ka shkuar në Bosnje Hercegovinë si kreu i
delegacionit evropian në atje, i emëruar nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine
Ashton.
“Nuk mund të mendoja dikë tjetër që të ishte më i kualifikuar për të marrë përsipër rolin e kreut të
delegacionit”, ka deklaruar
Ashton.
Pritet të marrë detyrën e re në fillim të muajit korrik, ndërsa procedura e thirrjes për vendin e lënë bosh në Shkup, deri në emërimin e një ambasadori të ri, pritet të zgjasë disa muaj.
Sorensen ka qenë përfaqësuesi i BE-së në Beograd nga
viti 2006-2010, si dhe numri dy i Shtyllës së Katërt të misionit të OKB-së në Kosovë, nga
viti 2002-2006. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2011,
ora 17:42