Ashton do të vizitojë Ballkanin
Ballkani këtë javë do të vizitohet nga kryediplomatja Catherine Ashton. Përkatësisht Ashton do të qëndrojë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Ditën e nesërme ajo pritet që të mbërrijë në Shkup.

Nuk përjashtohet mundësia që në axhendën e përfqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri të jenë edhe Kosova dhe Serbia. Ashton me këto vende të fundit është munduar për të arritur një marrëveshje për rregullimin e marrëdhënies mes tyre.

Vizita e Eshtonit në vendet e Ballkanit Perëndimor ka për qëllim ta përforcojë angazhimin e BE-së për integrimin e tyre të ardhshëm në Union.

"Do t'i inkurajojmë shefat e shteteve të rajonit që të vazhdojnë me reformat dhe të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore", deklaroi Kethrin Eshton. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori