ASH mbledh kuvendin qendror, ja kandidaturat që janë miratuar
Pëlqej
Në mbledhjen e fundit të kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët që po mbahet sonte janë miratuar edhe kandidaturat e deritanishme të shpallura për kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2017.

Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët është vendosur që të garojë për kreun e komunës së Shkupit, ndërkohë që Bashkim Osmani do të garojë në qytetin e Kumanovës.

Me këto përzgjedhje, Elmi Aziri shef i shtabit zgjedhor të ASH-së theksoi se aleanca i përgjigjet koalicionit LSDM-BDI. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori