Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbrëmë ka zhvilluar takim me qytetarët e Gostivarit.
Kreu i kësaj partie, Ziadin
Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari informuan lidhur me zhvillimet aktuale, arsyen e braktisjes së Qeverisë si dhe hapjen e ASH-së për anëtarësime të reja, duke qenë çdo anëtarë i barabartë.
Sela ka theksuar se nuk mund të jenë në një
qeveri të nënvlerësuar dhe në një pozicion ashtu siç ka qenë BDI në çdo
qeveri në të kaluarën, duke mos mbrojtur si duhet interesat e shqiptarëve.
Sela madje ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit në emision "200" në Alsat-M ku ai kishte thënë se nuk është politikan, por çlirimtar.
"Ky i thotë vetës çlirimtar por harron se para pak muajve ishte
krah për
krah me Lube Boshkovskin nëpër tubime dhe aty nuk e kënduan himnin kombëtar", ka deklaruar
Sela. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018,
ora 09:24