E FUNDIT/ Mbytet pushuesi në Durrës
ASH dhe BESA, kundër bashkëqeverisjes me Gruevskin
Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski është në kërkim të 61 deputetëve që do ta votojnë, nga të cilët 51 i ka fituar partia e tij dhe të paktën 10 do të duhet t`i përfitojë nëpërmjet marrëveshjes së koalicionimit me partitë tjera parlamentare.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët deri më tani janë shprehur publikisht kundër bashkëqeverisjes me Gruevskin, si një person nën hetim nga Prokuroria Speciale por edhe si një figurë mjaft jopopullore te shqiptarët.

Përfaqësues të lëvizjes BESA, për TV Telma, kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për bisedime nga mandatari, por edhe sikur të ndodhë kjo, ata nuk do të shkojnë në takim.

Dy partitë tjera shqiptare, BDI dhe PDSH, deri tani janë përmbajtur nga komentet publike në lidhje me koalicionin e mundshëm me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet që të japë sonte më tepër detaje rreth mundësive që ndodhen para partisë së tij dhe çka zgjedhjes që do të bëjë ai. /Albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori