ASH ankimoi votimet në Strugë, shpresë për rikthim të rezultatit
Në këto tre vendvotime, Aleanca me Besë në Strugë ka ankimuar rezultatet pranë KSHZ-së.

Dallimi mes Merkos dhe Selës në këto vendvotime është në nivel që mund të sjellë ndryshim të rezultatit.

Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca e vogel prej afro 600 vota mes Merkos dhe Selës.

Sipas KSHZ, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së arriti që t’ia merrte Ziadin Selës, Strugën me një diferencë prej 791 votash.
Merko siguroi 13.927 vota kundrejt 13.136 votave të Seles.
Shtuar më 31/10/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori