Asgjë progres për emrin, kushtëzohet hyrja në NATO
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka forcuar qëndrimin e Aleancës për “kushtëzimin” e anëtarësimit të Maqedonisë, me zgjidhjen e emrit. Gjatë qëndrimit në Athinë, ai ka thënë se ky qëndrim nuk ka ndryshuar që nga viti 2008.

“Deklaruam se jemi të gatshëm të japim ftesën për anëtarësim, sapo të gjendet zgjidhja e përbashkët, e pranueshme, për emrin. Për fat të keq, që atëherë nuk ka asnjë përparim, por vendimi që kemi sjellë në Samitin e Bukureshtit, vlen ende. Ndaj, kur të gjendet zgjidhja, do të jepet edhe ftesa”, ka deklaruar ai.

Sekretari i NATO-s ka takuar gjatë vizitës në Athinë ministrin e Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori