As shqiptarët - as maqedonasit nuk janë të kënaqur nga Marrëveshja e Ohrit
Pëlqej
Ish-ministri i Brendshëm, Ljubomir Fërçkovski shprehet se dy partitë që janë në pushtet dhe që janë përgjegjëse për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, si VMRO-ja, ashtu edhe BDI-ja në fakt nuk e deshirojne Marreveshjen e Ohrit.

“Përndryshe, marrëveshja e kënaq kriterin e Angela Merkelit për kompromis dhe marrëveshje të mirë, të dyja palët janë të pakënaqura me atë, siç thotë ajo, edhe nga aspekti pasues- marrëveshja krijon zgjidhje e cila e ruan Maqedoninë si shtet unitar, me të cilën tashmë shqiptarët nuk janë të kënaqur. Këtë ata nuk e thuan haptaz, por mundohen që ta fusin nëpërmjet kërkesave për ndonjë marrëveshje të re. Nga ana tjetër, marrëveshja u jep të drejta në pjesën e të drejtave gjuhësore, për të cilat maqedonasit vlerësojnë se janë të tepërta ose të pamerituara. Pra, të dyja palët në njëfarë mënyre janë të pakënaqura. Por problemi është se ata nuk e implementojnë marrëveshjen nga aspekte të ndryshme, dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë askënd tjetër pr veç marrëveshje si akt", tha Fërkovçi.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit trajtohet sikur të jetë një "fëmijë kopil" që nuk dëshirohet as nga VMRO-ja dhe as nga BDI-ja. /dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori