"As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur"
Duke folur për arritjet e qeverisë në 100 ditëshin e parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ka thënë se gjuha shqipe po bëhet zyrtare në tërë territorin e vendit dhe në të gjitha institucionet e shtetit.

Në kuadër të emisionit ka pasur edhe pyetje nga shikuesit.

Pyetjes se edhe sa shqiptarë do të vriten deri sa është BDI në pushtet, Ahmeti u përgjigj se as nuk ka vrarë dhe as nuk ka vjedhur.

“As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur”, ka thënë Ahmeti. Ahmeti ka thënë se ekzistojnë akuza dhe paragjykime ndaj tij për raste të cilat ende janë në procedurë gjyqësore. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori