“Mbani frymën”! Mbyllet votimi i fshehtë, nis numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës

Demokratët në Kuvendin e Berishës në stadiumin Air Albania kanë përfunduar procesin e votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Rreth orës 16:00 ka nisur procesi i numërimit të votave.

Nuk dihet ende çfarë do të ndodhë dhe a do të ndikojë ky rezultat në lidershipin e Partisë Demokratike, por mbështetës të Berishës shprehen të sigurt në arritjen e objektivit, shkarkimin e Bashës.

Ndërkohë ky i fundit ka lajmëruar mbledhjen e kryesisë së PD-së në orën 18:00./albeu.com/