Artan Grubi bën "selfie" me statujën e Nexhat Agollit
Pëlqej
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka nxituar të bëjë një "selfie", ku pas tij shihet edhe përmendorja e veprimtarit shqiptar, Nexhat Agolli.

"Me Nexhat Agollin në bronzë, në sheshin e kryeqytetit të Dardanisë dhe të Vilajetit të Kosovës. Me numër ndoshta janë pak përmendoret tona, por me vlerë janë shumë dhe nuk krahasohen dot me asnjë tjetër", ka shkruar Grubi në Facebook.

Statuja e Nexhat Agollit është vënë sot në qendër të Shkupit, pas kërkesës së BDI-së. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori