Arsovski: Beteja për votat "pro" nuk është humbur ende
Analisti politik Petar Arsovski është optimist se mazhoranca do të arrijë të sigurojë votat e nevojshme të deputetëve të opozitës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Arsovski thotë se beteja për sigurimin e këtyre votave, ende nuk është e humbur.

"Mendoj se ka një shpresë dhe se kjo do të ndodh. Por si gjithçka tjetër në Maqedoni, ne atë do ta mësojmë në momentin e fundit pasi që VMRO-DPMNE I kundështon ashpër këto ndryshime madje edhe me kërcenime ndaj deputetëve të saj “ – tha analisti politik, Petar Arsovski.

Por analisti Qashif Bakiu thot se Bazuar në vështirësitë që po përballet shumica,dhe qëndrimi tani për tani i palëkundur i VMRO-së për të votuar ndryshimet kushtetuese, në këtë moment zgjedhjet e parakoshme janë mekanizmi i vetëm i cili tejkalon këtë situatë.

"Zgjedhjet e parakohshme paraqesin një mekanizëm i cili do të mund ta zhbllokonte krizën eventuale dhe nuk paraqet ndonjë minim apo ndonjë ngërç të ri politik për sa i përket marrëveshjes së Prespës. I gjithë qëllimi për zgjedhje eventuale është sigurimi votave të nevojshme që të kryhen ndryshimet kushtetuese. Përfundimisht mendoj që zgjedhje do të ketë, nuk mendoj se do të mund të shtyhet ky process me këtë përbërje aktuale sepse është një problem matematikor, por se çfarë do të sjellë përbërja e ardhshme ajo ngelet të shihet pasi ndikojnë shumë faktor që duhet analizuar” – u shpreh profesori universitar, Qashif Bakiu.

Arsovski apelon se në këto momente nevojitet sigurim urgjent i deputetëve të opozitës të cilët japin sinjale se ndoshta do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Duhet të sigurohet mbrojtje fizike dhe duhet të realizohet një hetim i plotë se nga vijne kërcenimet ndaj depuetëve. Mendoj poashtu se duhet të krijohet “ombrellë mbrojtëse” rreth deputetëtve të cilët kanë paralajmëruar se mund të mbështesin procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit” – deklaroi Arsovski.

Derisa Bakiu thot se VMRO-DPMNE-së e cila kushtëzon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me heqjen dorë të kryeministrit , Zaev nga Marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, bëhen me qëllim që eksponetë të kësaj partie të fitojnë aminstinë dhe të ngadalësojnë procesin eurointegrues të vendit.

“VMRO DPMNE ka tentuar dhe do vazhdoje edhe në të ardhmen që të zhagis procesin në mënyrë që të krijoj hapësirë, periudh kohore për tu konsoliduar. Qëllimi I saj nuk është vetëm konsolidimi por pas kësaj qëndron fakti se eksponetët të kësaj partie potlike janë të rrezikuar nga procese gjyqësore dhe tendeca përfundimatre është që fitohet amenstia për këto eksponetët të kësaj partie” – thotë për MTV2, Bakiu.

Nëse sigurohen votat në votimin e parë në kuvend, analistët besojnë se procesi do të jetë më I lehtë në etapat e mëtejme të ndryshimeve kushtetuese.

Shtuar më 15/10/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori