Arritje të reja ndërkombëtare nga SHMP "Jahja Kemal"
OWLYPIA-The Intellectuals' Challenge, konkurs i cili për qëllim kishte të stimulojë kuriozitetin intelektual të të rinjve dhe të përmirësojë aftësitë e tyre akademike.

Tema e këtij viti “Kreativiteti përtej kufijve”.Nxënësit zgjedhin njërën nga lëndët e shkencave shoqërore, artit dhe muzikës, letërsisë dhe kulturës, shkencës dhe teknologjisë, ekonomisë dhe biznesit, si dhe përgatiten për konkurrencë duke përdorur burimet e përmendura në këtë temë.

Këtë vit në Owlypia online globale morën pjesë 1350 nxënës nga 31 vende. SHMP “Jahja Kemal” gjithashtu në këtë konkurs mori pjesë me 65 nxënës dhe arriti sukses maksimal me 26 medalje ari, 13 argjend, 6 bronz dhe 5 mirnjohje.

Më 09 shkurt 2019, konkursi vendor do të mbahet në Shkup, pastaj në Davos / Zvicer, Sydney / Australi, Kembrixh / Mbretëri e Bashkuar dhe përfundimisht në Universitetin e Harvardit / Shtetet e Bashkuara.
Shtuar më 28/12/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori