Arrihet marrëveshja mes BDI-së dhe PDSH-së, ja çfarë parashikohet
Pëlqej
BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje formale që të dyja të ndihmojnë njëra me tjetrën në komunat atje ku kanë nevojë, theksojnë informacione nga zyrtarë të lartë në BDI për Fokus.

Sipas tyre të dyja partitë kanë interes që të ndihmohen në Tetovë dhe Studeniçan ku kandidatët aktual të BDI-së dhe PDSH-së për një mandat tjetër Teuta Arifi dhe Azem Sadiku ku morrën më shumë vota në rrethin e parë por megjithatë në rrethin e dytë do të përballen me Billal Kasamin dhe Rexhep Memedin.

Anëtarët e PDSH-së në Tetovë do të votojnë Arifin sepse Kasami bëri marrëveshje me Selën, kurse ne do ta mbështesim kandidatin e tyre në Studeniçan, sepse kundër kandidati vjen nga Besa.

Arifi e mbështetur edhe nga LSDM-ja mori 13.265 vota, kurse Kasami në vendin e dytë me 8.767 vota, Neziri i ASH-së 4.874 ku Kasami pret mbështetjen nga këto vota.Kurse Bardhyl Dauti i PDSH-së fitoi 4.568 vota.

Nga këtu bashkëpunimi i BDI-së me PDSH-në vlerësohet si reagim ndaj koalicionit BESA-ASH por megjithatë edhe si interes i këtyre dy partive, sepse BDI-ja e vulos fitoren në komunën më të rëndësishme të shqiptarëve, kurse PDSH-ja të fiton një komunë në këto zgjedhje lokale.

Shtuar më 19/10/2017, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori