Arrestohet zyrtari i lartë i policisë: Abuzoi me detyrën
Pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, dje (22-shtator) rreth orës 13.00, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.B. nga fshati Jançe i Rekës së Poshtme, i punësuar në Stacionin policorë për mbikëqyrje dhe kontroll kufitarë Strezimir, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, përcjell Gostivari sot.

Sipas denoncimit, më datë 21-shtator rreth orës 16 e 20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, i njëjti ka ndaluar për kontroll veturën ,,Kia,, me targa të Ohrit, të cilën e ka drejtuar shtetasi i Holandez P.B.H. (61), dhe për shkak se goja ka kryer shkelje në trafik, prej tij ka marrë 20 euro.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Shtuar më 23/09/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori