Arrestohet tetovari që gjuajti mbrëmë me pistoletë në kafene
Pëlqej
Mbrëmë disa minuta pas mesnate ndodhi një incident i përgjakshëm me armë zjarri në një lokal në Tetovë, si pasojë mbeti i plagosur një person dhe u lënduan edhe tre të tjerë.

“Në ora 0:20 minuta pas mesnatës përpara objektit hotelierik në rrugën “Dervish Cara” personi I.A. (1977) nga fshati Reçicë e Vogël ka gjuajtur dy plumba dhe e ka lënduar personin M.A. (1982) nga fshati Gajre, duke i shkaktuar lëndime në anën e majtë të trupit”, thonë nga MPB-ja.

Ekipet e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, dhe kanë bllokuar rrugën “Dervish Carra”, të cilët kanë arritur të arrestojnë edhe personin i cili ka gjuajtur me pistoletë mbrëmë duke plagosur personin që ishte duke siguruar lokalin.

“Nga ana e ekipeve të policisë që dolën në vendngjarje, dhe në bisedën me dëshmitarët është mësuar se mbrëmë në një lokal është organizuar muzikë live dhe rreth 20 minuta pas mesnatës, në objektin në fjalë një vajzë ka filluar të thyej gota dhe nga ana e sigurimit të objektit janë masa dhe aktiviteter për të larguar nga lokali. Në atë moment I.A është çuar nga astalli dhe ka filluar bisedën me sigurimin dhe e ka sulmuar fizikisht, që më pas sigurimi e ka nxjerrë nga objekti.

Në atë moment I.A. ka ra në pjesën e asfaltit, dhe ka nxjerrur pistoletën është afruar tek sigurimi dhe ka gjuajtur një plumb në ajër. Sigurimi ka tentuar që ta ndalojë personin I.A., por ai ka gjuajtur edhe një plumb duke e lënduar personin M.A., i cili ka qenë i dërguar në Qendrën Medicinale në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore, M.A. është lëshuar në mjekim shtëpiak.”, thonë nga MPB-ja.

Nga ekipet e policisë në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja nga plumbat e krisur dhe nga I.A. është marrë pistoleta e modelit “57 TT Cërvena Zastava” kalibër 72 mm.

Personi me inicialet I.A. është arrestuar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet padi përkatëse.
Shtuar më 17/07/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori