Arrestohet pronari i kompanisë që krijoi bustet e projektit “Shkupi 2014”
Është arrestuar ditën e sotme pronari i shkritorës dhe kompanisë “Livnica Jeremiq” për punim dhe përpunimin e përmendoreve në bronz të projektitShkupi 2014”.

Pronari i kësaj kompanie, Miodrag Jeremiq ka përfunduar në pranga në kuadër të një afere të koduar Galenika. Kjo kompani serbe kishte marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë për realizimin e numrit më të madh të përmendoreve në kuadër të projektitShkupi 2014”.

Afera Galenika, që ndërlidhet me emrin e kompanisë për ilaçe, ka bëjë me shitjen e skulpturave nga kompania serbe me çmime shumë më të larta, njofton INA. Në emër të fabrikës së barnave ishin blerë skulptura me vlera të shumëfishuara, duke dëmtuar buxhetin deri në 100 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori