Arrestohet një person në Shkup, i zbulohet laborator droge në shtëpi
Sektori i Pubëve të Brendshme në Shkup ka dorëzuar deri tek Prokuroria Themelore personin N.B. (31) nga Shkupi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale prodhim dhe trafikim me substanca narkotike dhe psikotrope. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit policia mes tjerash ka gjetur 52 saksi me trungjekanabisit, rreth 1.5 kilogram marihuanë, 54 ampula prej 27ml me vaj të kanabisit si dhe 11 shiringa, shkruan Albeu.com

"Dje rreth orës 05:03 në bazë të informatave paraprake operacionale, dhe pas marrjës së urdhrit nga Gjykata, është kreyr bastisje në shtëpinë e të lajmëruarit në Shkup, ku janë gjetur 52 saksi me trungjekanabisit, rreth 1.5 kilogram marihuanë, 54 ampula prej 27ml me vaj të kanabisit, 11 shiringa, disa fara të kanabisit dhe peshore që përmban mbetje të marihuanës dhe heroinës.Në apartament ka pasur edhe një sistem të instaluar-laboratorë të improvizuar për kultivimin dhe prodhimin e bimëve, respektivisht për prodhimin e bimës së kanabisit dhe prodhimin e vajrave nga kanabisi", thuhet në kumtesën e MPB-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori