Frika nga largimi i Haaland, Dortmundi i bashkohet garës për Vlahovic

Edhe pse Erling Haaland vazhdon të jetë futbollist i Borussia Dortmundit , supozohet se norvegjezi do të largohet më shpejt nga Signal Iduna Park dhe tashmë flitet se zëvendësuesi i tij mund të jetë sulmuesi i Fiorentinës , Dusan Vlahovic .

Sipas The Times, Dortmundi do ta kishte tashmë të nënvizuar me të kuqe emrin e serbit për verën e ardhshme. Megjithatë, duhet theksuar se skuadra ‘borusser’ nuk është aspak skuadra e parë që interesohet për Vlahovic , një futbollist i lidhur prej muajsh me ekipe si Atletico Madrid dhe aq më tepër Juventusi.

Sa i përket çmimit, Fiorentina tashmë do të kërkonte rreth 80 milion euro për të lehtësuar largimin e serbit dhe do të duhej të realizohej në verë, asnjëherë në merkaton e dimrit.

Dushan Vlahovic , i lindur në vitin 2000 dhe rrjedhimisht një partner brezi i Erling Haaland , ka realizuar 16 gola deri më tani në Serinë A, duke kryesuar me këtë rekord tabelën e golashënuesve të kampionatit italian. /albeu.com


Shtuar 22.12.2021 14:02