Arrestohet gazetari që nxori përgjimin erotik Mehmeti-Xhaferi
Autoritetet serbe kanë arrestuar në Novi Sad gazetarin maqedonas Zoran Bozhinovski, i cili publikoi përgjimin erotikErmira Mehmetit dhe ish Zv.Kryeministrit maqedonas Musa Xhaferi.

Policia e Maqedonisë kishte lëshuar fletëarrestin për Bozhinovskin, i cili do të nxirret para gjykatësit në Novi Sad, më pas do të ekstradohet në Maqedoni.

Publikimi i videos solli jo vetëm zhurmë në rrjetet sociale, por pas shumë diskutimesh edhe debatesh në partinë shqiptare BDI, pjesë e së cilës janë dy të përgjuarit.

Ndërkaq, BDI dhe Ermira Mehmeti, e denoncuan këtë video publikisht dhe në Prokurori si montazh dhe shantazh
Shtuar më 25/04/2016, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori