Arrestohet 59 vjeçari, kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev në Facebook
Sektori për krim kompjuterik do të ngrejë padi penale kundër M.S. 49 vjeçar nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ kërcënim të sigurisë”.

“Mbrëmë pas një denoncimi për kërcënime serioze me jetë përmes rrjetit social Facebook, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, Sektori për krim kompjuterik ka kryer bastisje në shtëpinë e M.S. pas çka janë konfiskuar mjete të lidhura me veprën penale, derisa personi në fjalë është arrestuar.

Nga MPB-ja njoftojnë se për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.
Shtuar më 09/12/2019, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori