Arrestohen personat që kërcënuan Izet Mexhitin
Policia ka vënë në pranga personat që kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Për detajet tjera do t’ju njoftojmë më vonë, njofton SHENJA.

Më herët, e përditshmja Dnevnik shkroi se Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij. Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen, por edhe nga aty nuk kanë dhënë detaje se çka kërkoi grupi prej rreth 20 anëtarësh nga kryetari i Çairit. Flitet edhe për atë se në momentin kur grupi ka kuptuar se Mexhiti nuk gjendej në ndërtesën e komunës, si porosi i kanë lënë një plumb, shkroi Dnevnik, media që njihet si e afërt me pushtetin VMRO – BDI.

Jozyrtarisht, Dnevnik i përmendi biznes-interesat ose për trysni për realizimin e interesave të dikujt si arsye e mundshme për këtë uzurpim të përkohshëm të zyrës së kreut të Çairit, Izet Mexhit. /albru.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori