Arrestohen nëntë protestues të dhunshëm
Pëlqej
Të paktën 9 persona kanë përfunduar në pranga gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup. Sipas policisë personat në fjalë kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurë drejt policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kundër personave të arrestuar do të pasojnë masat adekuate.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”.

Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Shtuar më 24/06/2018, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori