Arrestohen autorët e grafiteve anti-shqiptare në Ohër
Policia në Ohër ka ndaluar tre të rinj maqedonas të moshave 16 dhe 17 vjeç, që janë autorët e grafiteve fyese antiraciste dhe antishqiptare. Tre të rinjtë gjatë 23 marsit në disa objekte të Ohrit kishin shkruar grafite me përmbajtje fyese si dhe kryqe fashiste.

Policia theksoi se autorët janë H.T (16), A.P (16) dhe V.D (17), të tre nga qyteti i Ohrit, raporton INA.

Me urdhër të gjykatës është kryer bastisja e shtëpive të tyre, ku policia në kompjuterët personal ka gjetur materiale me përmbajtje fyese nacionaliste, si dhe janë gjetur rrobet që i mbanin gjatë shkruarjes së grafiteve në terren. MPB theksoi se do të ndërmarrë masat ligjore ndaj tre të miturve. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori