Ministria e Brendshme e Maqedonisë arrestoi tetë terroristë në
Shkup dhe Kumanovë në aksionin e policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë Veriore, raporton portali Plusinfo.
Disa kërkime janë kryer dje në disa lokacione në
Shkup dhe Kumanovë. Këta janë individë të cilët janë të lidhur drejtpërdrejt me grupin i cili ishte
arrestuar më parë në Kumanovë.
Organizata terroriste u krijua nga një qytetar i
Kumanovës, i cili ishte
arrestuar më parë për shkak të lidhjes ideologjike të ISIS, dhe të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë siguruar armë dhe municion në mënyrë që të kryejnë vrasje dhe shkatërrim të ndërtesave publike në mënyrë që të krijojnë një ndjenjë të pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.
Shtuar më 28/12/2020,
ora 15:43